Kategoria e Parë nis rrugëtimin më 24 gusht, të shtunën në 17:00 luhen takimet e javës së parë –

Edicioni i ri i kampionatit të Kategorisë së Parë do të nisë rrugëtimit të shtunën më 24 gusht. Të gjashtë ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë 17:00, teksa java e parë premton menjëherë emocion dhe spektakël.
Në stadiumin “Kukës Arena” do të luhet takimi Kukësi – Erzeni, dy skuadrat që sezonin e kaluar merrnin pjesë në “Abissnet Superiore”, por që ranë nga kategoria dhe tani do të nisin një rrugëtim të ri me objektivin për t’u rikthyer në elitë.
Vora-Apolonia është një tjetër takim interesant që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, ndërsa Flamurtari do të përballet me Burrelin në stadiumi “Flamurtari”.
Në “Gjorgji Kyçyku” do të luhet takimi Pogradeci – Kastrioti, ndërsa sfida Korabi – Lushnja do të zhvillohet në stadiumin e Korabit. Valbona takimin e parë do ta luajë në shtëpi ndaj Besës.
#Kategoria #Parë #nis #rrugëtimin #më #gusht #të #shtunën #në #luhen #takimet #javës #së #parë
SportExpress