Sport

Nis shorti, 36 skuadra mësojnë rivalët në Champions League!

Merr jetë Champions League, teksa në Montecarlo po hidhet shorti, ku do të aplikohet për herë të parë formati i ri, në të cilin faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra.

36 ekipet do të jenë të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup. Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i ditës së enjte.

Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 16-shes. Skuadrat nga vendi i 9-të në të 16-të përballen në play-off me ato nga vendi 17-24. 8 fituesit e play-off-it arrijnë 8 të parat e grupeve. 8 humbësit nga këto ndeshje eliminohen njësoj si ata nga vendi 25-36.

Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të ditës së enjte.

Vazo:

Vazo e parë: Real Madrid , Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona.

Vazo e dytë: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, Milan.

Vazo e tretë: Feyenoord, Sporting Lisbon, PSV Eindhoven, Red Bull Salzburg, Young Boys, Celtic, Dinamo Zagreb, Lille, Crvena Zvezda.

Vazo e katërt: Monaco, Sparta Pragë, Aston Villa, Bologna, Girona, Shtutgart, Sturm Graz, Brest, Slovan Bratislava.

#Nis #shorti #skuadra #mësojnë #rivalët #në #Champions #League
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button