Aktualitet
I mituri përplas për vdekje të moshuarën, arrestohet nga policia

Një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua 82-vjeçare, në një aksident që ka ndodhur të mërkurën, në fshatin Ostren të Bulqizës.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 23:40.
Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen S.M.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari.
/a.r
#mituri #përplas #për #vdekje #të #moshuarën #arrestohet #nga #policia
Java News