Aktualitet

Kosovë: Shënon rritje numri i qytetarëve të prekur nga gripi sezonal

Gripi sezonal tashmë është bërë një trend në Kosovë.

Së fundmi, në vendin tonë një pjesë dërrmuese e qytetarëve janë duke u prekur nga ky grip sezonal.

E, Kryeshefi i QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani në një prononcim dhënë për , deklaroi se dy javët e fundit kanë shënuar rritje me numrin e qytetarëve të prekur me këtë grip sezonal, e që nga ky grip janë prekur edhe personeli mjekësor.

“Në dy javët e fundit ka pas një ngritje relativisht të ndjeshme të pacientëve në lidhje me simptomat e gripeve sezonale, të ashtuquajturat e virozave sezonale, në të cilat bëjnë pjesë një numër i madh i virusëve, rotavisrusët, norovirusët e të tjera, të cilat realisht kanë shkaktuar zvarritje të kërkesave të pacientëve për shërbime shëndetësore. Kemi një rritje deri në 30% në dy javët e fundit. Kemi pas edhe personel të infektuar nga këto viroza”, u shpeh Hashani.

Sipas Hashanit, shqetësuese nuk është shumë pjesa e fluksit të qytetarëve, por shqetësuese janë vizitat e qytetarëve të cilat i bëjnë në ndrrimet e natës, e që në këtë ndrrim ka mungesë të kujdestarëve.

“Mirëpo, shqetësuese për ne nuk është rritja e numrit të pacientëve, sepse ne jemi të gatshëm të i shërbejmë popullatës tonë, por, shqetësuese janë vizitat e tyre të cilat i bëjnë në ndrrimet e natës, zakonisht në kujdestari, e dihet që pjesa e kujdestarisë është urgjente për pacientët të cilët vërtetë kanë nevojë. Ndërsa, për infuzione rreth 50-60 pacientë i marrin brenda natës. Ndonjëherë edhe pa arsyeje kërkojnë dhënien e infuzioneve”, tha ai.

Tutje, ai shton se pacientët të prekur nga ky grip sezonal kanë simptoma të ndryshme, varësisht nga atakimi i tyre, duke u shoqëruar me kokëdhimbje, temperatura të larta, lodhje e marramendje.

Ndër të tjera, ai vlerëson se kjo situatë e përhapjes së këtij gripi sezonal është duke u menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme në të dy ndërrimet, duke arritur që të plotësojnë cdo kërkesë të qytetarëve.

Ndërsa, në lidhje me këtë grip sezonal, Specialisti Mjekësisë Familjare Rushit Ismajli, thotë se në përhapjen e këtij gripi ndikojnë edhe temperaturat e larta, si dhe kushtet jo të mira higjenike në përgatitjen e ushqimit.

Ismajli thekson që mënyra më e mirë e mbrojtjes është që mos të ekspozohen në vende me virus, poashtu, edhe pirja e duhanit luan një rol në përkeqësimin e këtij infeksioni.

“Mënyra më e mirë e mbrojtjes është që mos ekspozohen në vendet ku ka virus, apo të mbajnë maskën që mbulon fytyrën, nëse duhet të jenë në ambiente të tilla. Nëse jeni me virus dhe me temperaturë, më së miri është që të rrini në shtëpi dhe të merrni sasi të mjaftueshme të lëngjeve. Pirja e duhani dhe ndenja në ambientet me duhan e përkeqëson infeksionin, kështu që është mirë të shmangen këto situata”, tha Ismajli për .



#Kosovë #Shënon #rritje #numri #qytetarëve #të #prekur #nga #gripi #sezonal
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button