Sport

6 shqiptarë në grupet e Champions League, ndodh për herë të parë

Futbolli shqiptar, veçanërisht kombëtarja, ka bërë hapa galopante gjatë viteve të fundit. Veç pjesëmarrjes për herë të dytë në Kampionatin Europian, këtë e tregon edhe ecuria individuale e futbollistëve shqiptarë.

Për herë të parë, në grupet e Champions League do të marrin pjesë 6 lojtarë të kombëtares shqiptare, shkruan javanews.al

Asllani me Interin dhe Gjimshiti me Atalantën ishin të padiskutueshëm pasi këtu dy ekipe kanë kaluar direkt në fazën finale të Champions. Atyre iu bashkohen edhe Qazim Laçi e Intrit Tuci, të cilët u kualifikuan një ditë më parë me Spartën e Pragës.

Mbrëmjen e së mërkurës, biletën për grupet e Champions e mori edhe Dinamo e Zagrebit, pjesë e së cilës është Arbër Hoxha. Ndërkohë, nuk duhet të harrojmë edhe mbrojtësin Adrian Bajrami, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e ekipit të dytë të Benficës, por në tashmë dalë ngadalë po përfshihet në skuadrën e parë.

#shqiptarë #në #grupet #Champions #League #ndodh #për #herë #të #parë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button