Aktualitet

Zero lekë në shtatë muaj, ja sa po i kushton “Arresti në shtëpi” deputetit Sali Berisha

Arresti shtëpiak po i kushton jo vetëm lirinë por edhe financat Sali Berishës si deputet. Në 7 muajt e izolimit llogaria e tij nuk është kredituar asnjëherë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një kohë që deputetet dhe kolegët e tij vijojnë të shijojnë rritjen e pagave, liderit demokrat nuk i paguhen as sigurimet shoqërore, ku financiarisht duket të mos figurojë më si ligjvënës i Kuvendit megjithëse mandati nuk iu ndërpre për shkak të mungesave.

Instituti i Studimeve Politike ka evidentuar në raportin e tij më të fundit 20 deputetët që janë paguar më shumë nga Kuvendi dhe ata me më pak pagesa, ku mes listës spikat emri i Sali Berishës me rreth 430,013 lekë, të cilat në vetvete janë pagesat e muajit dhjetor 2023, periudhë kur ai shkeli për herë të fundit në Parlament.

#lekë #në #shtatë #muaj #kushton #Arresti #në #shtëpi #deputetit #Sali #Berisha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button