Sport
Sot është mbrëmja e Arbër Hoxhës, do të kalojë zyrtarisht në grupet e Champions League –

Arbër Hoxha sot ka një ndeshje shumë të rëndësishme për të zhvilluar në karrierën e tij. Ndoshta vjen pas Europianit të Gjermanisë nga rëndësia, por me të njëjtën peshë sa i përket karrierës.
Dinamo e Zagreb do të luajë në orën 18:45 kundër Qarabag në transfertë. Ndeshja e parë ka përfunduar në shifrat 3-0 në favor të kroatëve dhe pritet që përballja e kthimit të jetë vetëm formalizimi i kalimit në Champions League. Arbër Hoxha pritet të luajë nga minuta e parë në këtë takim dhe padyshim që pjesëmarrja në grupe do t’i jap atij mundësinë të luajë sërish kundër më të mirëve në Europë. /Sport EKspres/
#Sot #është #mbrëmja #Arbër #Hoxhës #të #kalojë #zyrtarisht #në #grupet #Champions #League
SportExpress