Aktualitet

Operacione sekrete në 21 shtete, policia botërore në luftë teknologjike me mafian nigeriane

Njësitë e policisë përreth botës kanë bashkuar forcat në një seri operacionesh të fshehta duke shënjestruar një nga rrjetet kriminale më famëkeqe të Afrikës Perëndimore, Sëpata e Zezë. Operacioni Jackal III përfshiu oficerë me autoblinda që kryen kontrolle në 21 shtete të ndryshme mes prillit dhe korrikut të këtij viti.

Misioni, i koordinuar nga agjencia globale e policisë, Interpol, çoi në arrestimin e 300 personave me lidhje me Sëpatën e Zezë dhe grupe të tjera kriminale që ishin pjesë e mafias nigeriane. Interpoli e quajti operacionin një goditje të rëndë ndaj rrjetit kriminale, por paralajmëroi se shtrirja ndërkombëtare dhe sofistikimi teknologjik nënkuptojnë se grupimi mbetet një kërcënim global.

Autoritetet kanadeze theksojnë se kanë rrëzuar një skemë të pastrimit të parave të lidhur me Sëpatën e Zezë me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë në vitin 2017. “Ata janë shumë të organizuar dhe strukturuar”, thekson për BBC një drejtues i lartë i Interpolit.

Sipas një raporti të vitit 2022, banda mafioze Sëpata e Zezë dhe grupe të ngjashme ishin përgjegjëse për shumicën e mashtrimeve financiare kibernetike në botë, gjithashtu për shumë nga krimet më serioze. Operacioni nga Interpol kishte vite që po organizohej dhe çoi në sekuestrimin e 3 milionë dollarëve në asete ilegale dhe ngrirjen e mbi 700 llogarive bankare.

Shumica e anëtarëve të bandës mafioze Sëpata e Zezë janë me diplomë universitare dhe rekrutuar gjatë shkollës së lartë. Organizata është një rrjet kriminal sekret që angazhohet në trafikim, prostitucion dhe vrasje përreth botës. Por shumica e të ardhurave i vijnë nga krimet kibernetike.

/a.r

#Operacione #sekrete #në #shtete #policia #botërore #në #luftë #teknologjike #mafian #nigeriane
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button