Sport

VIDEO/ Dani Olmo debuton me gol, Barcelona përmbys ekipin e Balliut dhe merr tre pikët –

Tre ndeshje, tre fitore. Sezoni i ri ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për Barcelonën. Ekipi i drejtuar nga Hansi Fliku ka përmbysur Rajo Vajekanon në shifrat 1-2 dhe ka marrë 3 pikët.

Skuadra e Ivan Balliut shënoi e para, teksa Unai Lopezi tundi rrjetë që në minutën e 9 të takimit. Por Barcelona ia doli të kundërpërgjigjet. Fillimisht me golin e Pedrit në minutën e 60 dhe më pas me Dani Olmon në minutën e 82-të. Olmo debutoi sot me gol me fanellën e katalanasve, duke përmbysur shifrat në 1-2. Tashmë Barcelona numëron 9 pikë në La Liga pas 3 ndeshjeve të zhvilluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 



#VIDEO #Dani #Olmo #debuton #gol #Barcelona #përmbys #ekipin #Balliut #dhe #merr #tre #pikët
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button