Aktualitet

Berisha i PDK-së kërkon që Qeveria t’i përgjigjet urgjentisht kërkesës së mbrojtjes së Thaçit për mbështetje financiare shtesë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se është obligim ligjor i Qeverisë së Kosovës që t’i mbështes financiarisht ish-liderët e UÇK-së.

Berisha në një përgjigje thënë për thekson se, kjo kërkesë përfshin rishikimin e fondeve ekzistuese për mbrojtjen e ish-liderëve të UÇK-së, duke analizuar nëse ka nevojë për shtimin e tyre.

“Ekziston një obligim ligjor, i miratuar me vendim qeverie dhe nga Kuvendi i Kosovës, për të mbështetur financiarisht ish-liderët e UÇK-së në Hagë, të cilët po sfidojnë pretendimet e Raportit të Dick Martit, përkatësisht të Këshillit të Evropës. Për popullin e Kosovës, këta individë janë heronj kombëtarë. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i qeverisë ka kontribuar në perceptimin se “fondet publike po përdoren për të mbrojtur individë të akuzuar për krime lufte”, një qëndrim i lexuar tashmë si kundërshtim ndaj përpjekjeve për të vendosur drejtësinë”, tha Berisha.

“Kjo kërkesë përfshin rishikimin e fondeve ekzistuese për mbrojtjen e ish-liderëve të UÇK-së, duke analizuar nëse ka nevojë për shtimin e tyre. Nuk bëhet fjalë për një alternativë, por për një detyrim ligjor të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj, qeveria duhet të balancojë ndjenjat publike me përgjegjësinë e saj ndaj ligjit të miratuar në kuvend për financimin e mbrojtjes dhe standardeve ndërkombëtare”, shton ai.

Tutje, Berisha thekson se Qeveria duhet t’i përgjigjet sa më shpejt kërkesës së mbrojtjes për themeluesit e shtetit.

“Kjo qeveri ka një obligim të qartë për t’iu përgjigjur kërkesës së mbrojtjes për themeluesit e shtetit. Nëse mbështetja financiare e duhur nuk sigurohet, atëherë kjo do të thotë se qeveria nuk e ka zbatuar ligjin për mbështetje juridike, i cili është miratuar bashkë me ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë. Si rezultat, do të kemi një shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës”, tha Berisha.

“Po ashtu, qeveria duhet të kërkojë institucionalisht ndërprerjen e menjëhershme të kësaj “drame” që nuk ka të bëjë me drejtësi. Kjo gjykatë ka dështuar në provimin e drejtësisë dhe do të mbahet mend si një kapitull i zi në historinë e drejtësisë ndërkombëtare. Faktet e deponuara nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj, përfshirë kundërshtarët politikë dhe njerëzit e lig, do të turpërohen një ditë para historisë”, shton ai.

 



#Berisha #PDKsë #kërkon #që #Qeveria #përgjigjet #urgjentisht #kërkesës #së #mbrojtjes #së #Thaçit #për #mbështetje #financiare #shtesë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button