Aktualitet
Tifozët hedhin lëndë piroteknike gjatë ndeshjes “Vllaznia- Tirana”, përplasen me policinë. Shoqërohen pesë prej tyre

Pesë tifozë janë shoqëruar në komisariat pas përplasjeve me policinë në ndeshjen Vllaznia- Tirana në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Policia njofton se gjatë kohës që po zhvillohej ndeshja e futbollit për kategorinë superiore ndërmjet dy ekipeve, tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.
Policia ka identifikuar personat, por në momentin që do t’i shoqëronte në komisariat, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë të tjerë.
Për rrjedhojë janë shoqëruar në komisariat pesë persona prej tyre.
#Tifozët #hedhin #lëndë #piroteknike #gjatë #ndeshjes #Vllaznia #Tirana #përplasen #policinë #Shoqërohen #pesë #prej #tyre
gazetablic.com