Sport

Të kuqtë nuk falin në Anfield, Liverpool shënon dy herë për të mposhtur Brentford

E kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht se golat nuk kanë qenë të shumtë.

“Të Kuqtë” e Liverpool kanë siguruar pasditen e kësaj të diele fitoren e dytë radhazi në Premier League, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër, 2-0 skuadrën e Brentford.

Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga “fantazisti” kolumbian, Luis Diaz, në minutën e 13′-të e më pas nga “faraoni” Mohamed Salah, në minutën e 70′ mjaftuan për t’i dhuruar teknikut Arne Slot, fitoren e dytë radhazi.

Tashmë, “Të Kuqtë” e Liverpool bëhen gati për përballjen e radhës në kampionat, “klasiken” e madhe angleze kundër “Djajve” të Manchester United.

#Të #kuqtë #nuk #falin #në #Anfield #Liverpool #shënon #herë #për #të #mposhtur #Brentford
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button