“Harvard” kërcënohet nga administrata amerikane të mos regjistrojë më studentë ndërkombëtarë

Universiteti i “Harvard”, pasi nuk i është bindur administratës Trump për të zbatuar disa kërkesa të këtij fundi, tashmë kërcënohet me mundësinë për të regjistruar studentë ndërkombëtarë.
Ka qenë Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila ka kërcënuar se do i heqë universitetit aftësinë për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, nëse nuk dorëzon të dhëna mbi “veprimtaritë e dhunshme e të paligjshme të studentëve ndërkombëtarë”.
Në një njoftim për media nga Homeland Security, shkruhet se Noem ka anuluar grantin prej 2.7 milionë dollarë për “Harvard”, pasi e cilëson si të papërshtatshme për t’i besuar paratë e taksapaguesve.
Pavarësisht kësaj mase, universiteti i “Harvard” nuk zbrapset nga vendimi i saj për të kundërshtuar kërkesat e administratës. “Harvard” nuk pranon që të eliminohet diversiteti, barazia, nuk pranon të bëhen ndryshime në kriteret e punësimit dhe pranimeve të studenteve. Insitucioni arsimor prestigjoz argumenton se heqja dorë e këtyre pikave sjell rënien e pavarësisë së saj.
Ky është universiteti i parë i madh në vend që sfidon presionin nga administrata Trump për të ndryshuar politikat e tij. Presidenti Trump ka akuzuar universitetet kryesore se kanë dështuar në mbrojtjen e studentëve hebrenj kur kampuset e kolegjeve në mbarë vendin u tronditën nga protestat kundër luftës në Gaza vitin e kaluar.
#Harvard #kërcënohet #nga #administrata #amerikane #të #mos #regjistrojë #më #studentë #ndërkombëtarë
Java News