Aktualitet

Rama: Shpatën ia dorëzuam ne drejtësisë, e gjetëm këtu te zyra e Kryeministrisë që në 1912

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një komunikim virtual me qytetarët nga rubrika Sy m’sy, është shprehur se reforma në drejtësi ka ardhur për Partosë Socialiste, e se opozita aktuale nuk do mund ta bëntë asnjëherë.

Sipas tij, “shpata e drejtësisë” ndodhej në zyrën e Kryeministrisë që nga viti 1912, kur u shpall pavarësia në Shqipëri, për të qëndruar aty deri para se të vinte Partia Socialiste në qeverisje.

Rama u shpreh se falë kësaj drejtësie të re, Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, mund të kryejë detyrën e tij hetuese pa u ndikuar politikisht.


“Si erdhi kjo ditë? E solli Zoti pa ndihmën tonë? E solli Amerika me avion? Apo BE me anije?
Nuk ke parrë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, qe të jetë nën goditjen e shpatës së drejtësisë. Ke parë gjëra të kunderta. Ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz. Këtu poshtë kësaj dritare janë vrarë njerëz të pafajshëm, dritarja e kësaj kryeministrie. Ke parë qeveri që hedhin në ere zona të banuara e vrasin e plagosin njerëz e shkatërrojnë prona. Jo në film, në realitet këtu në Tiranë.

Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti Fadil, e ke dëgjuar para 5 vitesh, 10 vitesh apo 15 vitesh? E di që Altin Dumani ka qenë prokurori në ato vite që flas? I zoti, i përkushtruar, i ndershëm, i vendosur. S’kam dëgjuar të thotë kush po hajde këtu ti, si i vrave 4 veta?

Madje shefja e madhe e Altin Dumanit, Prokurore e Përgjithshme, vetem se çoi nje copë letër hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën që të shohë kryeminitrin në televizor e t’i thotë se ajo është një lavire. E imagjinoni dot të dal e të them kush vjen këtu të protestojë ta vras? E imagjinon dot sot, të dalë Altin Dumani të çojë një letër, e unë të dal në televizion e të them është lavire? Është e paimagjinueshme, sepse ky që sheh këtu bashke me PS, e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët s’e kanë parë që në 1912, sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon e drejtësisë.

Por ajo shpata ishte këtu të zyra ime, që në 1912 e njëri pas tjetrit. Përdorej ajo shpata sipas nevojave, orekseve të kësaj zyre këtu. Prandaj Shqipëria të burgosurin e fundit politik e ka në demokraci, Fatos Nanon. Sot këto janë të paimagjinueshme sepse ajo që kam bërë unë me PS është e paimagjinueshme.
Altin Dumani meriton respekt, solidaritet, për të gjithë ato sulme barbare që i kanë bërë atij e familjes, kjo ndodh sepse ka një pavarësi nga pushteti politik. Nëse ne e hodhëm këtë hap, ti mendon që nuk e dinim që një drejtësi e pavarur do godiste e brenda nesh? Më ke dëgjuar kur kam thënë duam një drejtësi që nuk sheh majtas e djathas por që godet majtas e djathtas?”
, tha Rama.

#Rama #Shpatën #dorëzuam #drejtësisë #gjetëm #këtu #zyra #Kryeministrisë #që #në
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button