Aktualitet

Historia afron turistët në Gjirokastër, të huajt interes për dëshmitë e vjetra

Në këto ditë vere Gjirokastra po vizitohet nga një numë i lartë turistësh të cilët preferojnë turizmin historik, natyror dhe turizmin e traditës. Sipas specialistëve të turizmit interes vizitorët shfaqin për itineraret turistike që përfshijnë dëshmitë historike, ndërtimet karakteristike dhe muzetë.

“Turizmi më i preferuar është turizmi historik pasi Gjirokastra mbart histori, kulturë, traditë, ka muze të shumtë, godina historike, obeliskun, ura e gurtë e Ali Pashës është një ndër më të preferuarat dhe një nga pikat më historike të qytetit tonë”, thotë Ervina Saliaj, përgjegjëse e turizmit, bashkia Gjirokastër.

Vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë udhëtimit përzgjedhin të njihen me peizazhet natyrore, traditat e pasura, folklorin, gatimet karakteristike jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës por edhe rrethinat.

“Edhe turizmi i traditës është bërë i preferuar vitet e fundit, të gjitha njësitë administrative kanë një turizëm të mirëfilltë edhe shfaqin traditat e tyre, qoftë në kulinari, në veshje, si edhe në gjithçka që ata mbartin dhe kanë”, shprehet Saliaj.

Prej fillimit të vitit Gjirokastra është vizituar nga rreth 250 mijë turistë pjesa më e madhe e të cilëve janë nga vende të ndryshme të botës.

#Historia #afron #turistët #në #Gjirokastër #të #huajt #interes #për #dëshmitë #vjetra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button