Aktualitet
Kjo është këmbësorja që u aksidentua për vdekje mbrëmë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Mbrëmë një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.
Si pasojë e këtij aksidenti e lënduar ka mbetur edhe ngasësja e automjetit, e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.
#Kjo #është #këmbësorja #që #aksidentua #për #vdekje #mbrëmë #në #rrugën #Prishtinë #Fushë #Kosovë
gazetablic.com