Aktualitet

Sulmohet fizikisht një polic, arrestohen dy persona

Një polic është sulmuar fizikisht ditën e premte në Vushtrri.

Policia njofton se dy persona kanë sulmuar policin duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 23.08.2024-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



#Sulmohet #fizikisht #një #polic #arrestohen #persona
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button