Aktualitet

Vrasjet në Kosovë/ Eksperti i sigurisë: Mungon vetëdijësimi i qytetarëve për dorëzimin e armëve

Vrasjet në Kosovë, si fenomen social, përbëjnë një çështje shqetësuese për shoqërinë dhe autoritet vendore.

Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua eksperti i sigurisë, Avni Islami. Ai tha se numri i vrasjeve në Kosovë mbetet ende i madh që prej pas luftës, duke marrë parasysh edhe nivelin e armatimit të qyetarëve të Kosovës e që sipas tij edhe ky numër mbetet i madh.

“Numri i vrasjeve në Kosovë pas lufte ka qenë jashtëzakonishtë i madh, duke marrë parasysh numrin e madh të armëve të zjarrit qoftë ato luftarake qoftë armët që mund të legalizohen në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës ka qenë dhe ende mbetet shumë i madh”, deklaroi ai.

Tutje ai tha gjendjet shoqërore në Kosovë nuk janë të kënaqëshme sepse sipas tij numri i armëve luftarake dhe i atyre që mund të legalizohen mbetet i madh.

“Dhe kur kemi parasysh që numri i armëve luftarake dhe i atyre që mund të legalizohen është aq i madh atëherë gjendja ekonomike, sociale, emocionale në vendin tone nuk është shumë e kënaqshme andaj shpesh here nga mos marrëveshjet e ndryshme mes palëve të ndryshme i zgjedhin përmes armëve dhe kësisoj numri i vrasjeve është shumë i lartë në Kosovë’, tha ai.

Po ashtu tutje ai tha se për të zvogëluar vrasjet në Kosovë duhet bërë sensibilizimit i opinionit dhe popullatës.

“Prandaj për t’u zvogluar numri i këtyre vrasjeve në vazhdimësi dhe në vitet e ardhshme është me rëndësi të bëhet sensibilizimi i opinionit, popullatës që armët të cilat janë të destinuara për armë luftarake janë të ndaluara dhe gjithashtu të fillojnë trajnimet dhe ato armë që kanë mundësi të legalizohen të fillojnë të legalizohen”, theksoi ai.

Islami tha se problemi për legalizimin e armëve qëndron tek kostoja e tyre e lartë dhe sipas tij qeveria duhet të gjejë mënyra që t’i stimulojë qytetarët të dorëzojë armët e ndaluara me ligj.

“Problemi për legalizim të këtyre armëve qëndron tek kostoja e tyre sepse është e lartë dhe e papërballueshme për secilin qytetarë që dëshiron të legalizojë një armë. Prandaj është mirë që qeveria të gjejë mënyrë dhe forma ti stimulojë qytetarët që ti dorzojnë armët luftarake të cilat janë të ndaluara me ligj. Ndërsa ata që kanë armë që mund të legalizohen të ia lehtësojë procedurat në mënyrë që secili qytetarë i Kosovës që dëshiron të mbajë një armë sportive qoftë një armë gjuetie apo një tjetër që është e lejuar, të paisjen edhe me njohuri të mjaftueshme sesi të mirëmbahen armët dhe sa të rrezikshme janë. Kështu që unë besojë që do të vijë deri tek ulja e numrit të vrasjeve në Kosovë”, u shpreh ai.

Sipas ekspertit të sigurisë institucionet e sigurisë së Kosovës kanë dështuar në uljen e vrasjeve në përgjithësi në Kosovë.

“Absolutisht kanë dështuar institucionet e sigurisë në Kosovë ngase policia e Kosovës është institucioni i fundit që me masa represive pra duke shkuar dhe konfiskuara armët ta zvogëlojë numrin. Kemi parë muajt e fundit që në vazhdimësi është bërë sekuestrimi i armëve. Vetëdijësimi i qytetarëve për dorëzimin e armëve bëhet duke filluar nga familja pastaj nga organizatat qeveritare nëpër shkolla e deri te sensibilizimi i opinionit përmes mediave të shkruara dhe elektronike”, përfundoi eksperti i sigurisë, Avni Islami.

//



#Vrasjet #në #Kosovë #Eksperti #sigurisë #Mungon #vetëdijësimi #qytetarëve #për #dorëzimin #armëve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button