Kategoria e Parë nis më 24 gusht, gjashtë përballje interesante

Pas Superiores, që nisi rrugëtimin javën e kaluar, këtë fundjavë do të ngrejë siparin edhe kampionati i dytë për nga rëndësia në Shqipëri.
Kategoria e Parë, nis sezonin 2024-2025, këtë të shtunë të 24 gushtit. Gjashtë përballje interesante, ku skuadrat do të kërkojnë ta nisin me fitore rrugëtimin e tyre.
Në stadiumin “Kukës Arena” do të luhet takimi Kukësi – Erzeni, dy skuadrat që sezonin e kaluar morën pjesë në “Abissnet Superiore”, por ranë nga kategoria dhe tani do të nisin një rrugëtim të ri me objektivin për tu rikthyer në elitë.
Vora-Apolonia është një tjetër takim interesant që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, ndërsa Flamurtari do të përballet me Burrelin në Vlorë.
Në “Gjorgji Kyçyku” do të luhet takimi Pogradeci – Kastrioti, ndërsa sfida Korabi – Lushnja do të zhvillohet në stadiumin e Korabit. Valbona takimin e parë do ta luajë në shtëpi ndaj Besës.
Të gjitha këto takime, do të luhen të shtunën e 24 gushtit, duke nisur nga ora 17:00.
/a.r
#Kategoria #Parë #nis #më #gusht #gjashtë #përballje #interesante
Java News