Aktualitet

Tifozët e Romës falënderojnë Dybalan në shtëpinë e tij, argjentinasi refuzoi ofertën nga Arabia Saudite

Tifozët e Romës janë mbledhur nën shtëpinë e Paulo Dybala për ta falënderuar atë që vendosi të refuzojë ofertën prej 75 milionë euro të ofruara nga skuadra Saudite e Pro League, Al-Qadsiah.

Ata menduan se ai do të merrte një avion privat dhe do të udhëtonte drejt Arabisë Saudite, pasi kishte zbrazur dollapin e tij dhe u kishte thënë lamtumirë shokëve të skuadrës në terrenin stërvitor, transmeton Sport.

Megjithatë, në vend të kësaj ai shkaktoi tronditje në të gjithë qytetin duke njoftuar përmes Instagramit se po qëndronte tek Roma.

Mbrëmjen e kaluar, grupe fansash i shkaun tek shtëpia për të brohoritur emrin e tij dhe për të mbajtur pankarta.



#Tifozët #Romës #falënderojnë #Dybalan #në #shtëpinë #tij #argjentinasi #refuzoi #ofertën #nga #Arabia #Saudite
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button