Aston Villa nis bisedimet me Chelsean për Sterlingun

Aston Villa ka hapur bisedimet me Chelsean për Raheem Sterling, raporton The Guardian. 29-vjeçari është në kërkim të një sfide të re pasi u tha se nuk ka të ardhme në Stamford Bridge.
Sterling nuk është stërvitur që kur u la jashtë skuadrës së Chelseat për ndeshjen kundër Manchester Cityt. Anësori dëshiron të largohet nga Stamford Bridge para mbylljes së merkatos së transferimit.
Unai Emery shpreson të sjellë një tjetër sulmues në skuadrën e tij për të rritur konkurrencën.
Sterling ka një kontratë për tre vjet të tjera me Chelsean dhe paga e tij javore kap vlerën e 325,000 funtash.
Aston Villa mund të jetë e hapur për të nënshkruar me Sterling në huazim deri në fund të sezonit duke gjetur një zgjidhje për pagat.
Sterling u transferua te Chelsea dy vjet më parë nga Manchester City për një tarifë prej 47.5 milionë funte.
/ Sport
#Aston #Villa #nis #bisedimet #Chelsean #për #Sterlingun
gazetablic.com