VIDEO/ Lojtari shqiptar finalizon me gol një askion model, i shënon Beshiktashit në Ligën e Europës –

Beshiktashi është duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Luganos. Ndeshja po luhet në Zvicër dhe është e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Europës. Turqit kaluan të parët në epërsi me anë të Gedson Fernandezit, i cili e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 21-të.
Në minutën e 34-t erdhi edhe kundërpërgjigja e skuadrës helvete. Lojtarët e Luganos ndërtuan një aksion model me pasime të shpeshta dhe të sakta, që u finalizuan me gol nga Uran Bislimi. Diagonalja e futbollistit shqiptar përfundoi në rrjetë, duke kthyer sërish baraspeshën, këtë herë në shifrat 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOL | Lugano 1-1 Be?ikta?, 34′ Bislimi #LUGvBJK pic.twitter.com/mfESgVZ0uz
— Mac Yayin (@yayinhd02) August 22, 2024
#VIDEO #Lojtari #shqiptar #finalizon #gol #një #askion #model #shënon #Beshiktashit #në #Ligën #Europës
SportExpress