Life Style

Do të kushtojë 31 mln lekë, gati projekti për shtëpinë muze të shkrimtarit Dritëro Agollit

Një tjetër kolos i letrave shqipe, shkrimtari Dritëro Agolli do të ketë shtëpinë e tij të lindjes një muze që do të pasqyrojë jetën dhe aktivitetin e tij ndër vite. Pas shumë premtimeve më në fund duket se ideja për të kthyer në muze, shtëpinë e lindjes së shkrimtarit në fshatin Menkulas të Bashkisë së Devollit ka hyrë në rrugën e realizimit.

Në fakt gjendja në të cilën është lënë banesa e shkrimtarit ishte mjaft e rëndë jo vetëm për kushtet por edhe për faktin se çfarë simbolizon. Disa detaje të projektit dhe vlera se sa do të kushtojë i ka dhënë kryetari i bashkisë së Devollit.

Kryetari i këshillit të qarkut të Korçës që është edhe financuesi i pjesës më të madhe të këtij projekti tregon se si është konceptuar funksionaliteti i këtij muzeu.

Me muzeun e Dritëro Agollit, qarkut të Korçës, që ka numrin më të madh të muzeve në vend, pritet t’i shtohet edhe një tjetër duke e bërë akoma më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

/a.r

#të #kushtojë #mln #lekë #gati #projekti #për #shtëpinë #muze #të #shkrimtarit #Dritëro #Agollit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button