Sport

Transferimi i bujshëm, Partizani shet Maguette 700 mijë euro te klubi që krijoi La Liga-n

Edhe pse sezoni i ri ka nisur, Partizani realizon një transferim të bujshëm në merkato. Klubi kryeqytetas finalizoi shitjen e Maguette Gueye në kampionatin spanjoll.

Mesfushori 21-vjeçar, i cili ka qenë një prej shtyllave të të kuqve në edicionet e fundit, u shit te Racing Santander. Këta të fundit, që janë një klub me histori mbi 110 vjeçare dhe mes themeluesve të La Liga-s spanjolle, arritën akordin financiar për senegalezin.

Partizani përfiton plot 700 mijë euro nga Maguette. Në anën tjetër, futbollisti firmos kontratën 4-vjeçare me Racing, me kohëzgjatje deri në vitin 2028 dhe do të aktivizohet menjëherë në Ligën 2 spanjolle.

Mesfushori i është bashkuar demave prej vitit 2021, kur ishte vetëm 18-vjeç. Pas dy viteve të para të vështira, mes polemikave dhe problemeve me klubin për hapësirat e pakta në fushë dhe sjelljen jo-profesionale, lojtari arriti më në fund të shpërthente. Maguette u kthye në një prej yjeve të skuadrës kryeqytetase.

Ky është një transferim i bujshëm për të kuqtë, si për garancinë që ka krijuar klubi në arenën ndërkombëtare, por edhe për të mbushur arkat.

Tani sfida reale te Partizani mbetet zëvendësimi i Maguette me një alternativë po aq cilësore. Synimi është që skuadra të mbetet konkurruese, për të luftuar edhe në këtë sezon për titullin kampion.

/a.r

#Transferimi #bujshëm #Partizani #shet #Maguette #mijë #euro #klubi #që #krijoi #Ligan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button