Aktualitet

Granti 3.5 mln dollarë për Kosovën, Grenell: SHBA po financon veprimet e rrezikshme të Kurtit

Ish i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell ka kritikuar Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila i dha Prishtinës rreth 3.5 milionë dollarë ndihma, duke e quajtur paketën e USAID një akt të pastër korrupsioni.

Grenell e lidhi dhënien e granteve për Prishtinën nga USAID me praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konventën e Partisë Demokratike, që po mbahet në Çikago.

Në postimin e publikuar në rrjetin social ‘X’ ai tha se SHBA-të tani po financojnë “veprimet e njëanshme dhe të rrezikshme të Kurtit”, të cilat i dënoi dhe i bëri thirrje inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit që të hetojë këtë grant dhe arsyen pse po jepet tani.

Grenell kritikoi gjithashtu senatorin amerikan Chris Murphy për takimin me Kurtin, duke deklaruar se e gjithë bota i ka dënuar veprimet e njëanshme të Kurtit që sipas tij po destabilizojnë rajonin.

Të gjithë – NATO, gjermanët, francezët, BE-ja, administrata Trump dhe administrata e Biden-it e kanë bërë të qartë se Albin Kurti po shkakton probleme”, thotë Grenell.

/a.r

#Granti #mln #dollarë #për #Kosovën #Grenell #SHBA #financon #veprimet #rrezikshme #të #Kurtit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button