Aktualitet

U vuri zjarrin makinave të policisë, përfundon në pranga një person në Gjakovë

Policia e Kosovës, ka arrestuar sot një person i cili dyshohet që ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, si pasojë e kësaj dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shpejtë.

“Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë më tutje ai.

#vuri #zjarrin #makinave #të #policisë #përfundon #në #pranga #një #person #në #Gjakovë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button