Sport
LAJM I FUNDIT/ Manuel Neuer e mbyll me futbollin e luajtur në Kombëtare, një tjetër legjendë largohet nga Gjermania –

Një tjetër legjendë i largohet Gjermanisë. Pasi Toni Kroos e mbylli me futbollin e luajtur dhe Kombëtaren, këtë herë është Manuel Neuer që largohet, por vetëm nga Kombëtarja. Karriera e tij në klub do të vazhdojë, por Neuer nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë.
Ky është vendimi i fundit që është zyrtarizuar nga portieri që bëri një revolucion në futbollin e luajtur. Ishte pikërisht Neuer që ndryshoi mendësinë e futbollit modern, se portieri duhet të jetë mbrojtësi i parë dhe përveç reflekseve dhe duarve, duhet të përdor shumë mirë edhe këmbët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#LAJM #FUNDIT #Manuel #Neuer #mbyll #futbollin #luajtur #në #Kombëtare #një #tjetër #legjendë #largohet #nga #Gjermania
SportExpress