Sport
Djaloshi nga Shkodra bën kalimin, do të jetë pjesë e të rinjëve të Udinezes –

Shumë lojtarë shqiptarë janë duke dhënë kontributin e tyre në Kombëtare nga Serie A dhe të tjerë po rriten në Itali, për të ndjekur të njëjtën rrugë.
Ky duket se do të jetë edhe rasti i Rei Gjurkaj. Djaloshi nga Shkodra, i lindur në 2010, ka kaluar nga Padova te Udineze. Tani Gjurkaj do të jetë pjesë e Udinezes, atje ku do të formohet akoma më shumë për t’u bërë gati për futbollin profesionist.
Djaloshi luan sulmues dhe ka pasur interesimin e disa skuadrave të tjera të Serisë A që e donin ta merrnin te grupmoshat e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Djaloshi #nga #Shkodra #bën #kalimin #të #jetë #pjesë #të #rinjëve #të #Udinezes
SportExpress