Asgjësohen mbi 2800 rrënjë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim një person

Policia e Shkodrës dhe gjetur dhe asgjësuar 2848 bimë cannabisi në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.
Autori i dyshuar i kultivimit të 74 prej këtyre bimëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu, këto shërbime gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, 98 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
/a.r
#Asgjësohen #mbi #rrënjë #kanabisi #në #Shkodër #shpallet #në #kërkim #një #person
Java News