Aktualitet

“Kasapi” i Bosnjës padit nga burgu qeverinë britanike: Nuk kam laptop, kushte çnjerëzore!

Krimineli Radovan Karadzi, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ka paditur qeverinë britanike për trajtim çnjerëzor pasi nuk i lejohet laptopi në qelinë e burgut.

79-vjeçari po vuan dënimin në burgun Albany, në ishullin Wight. Ai kërkon 50 mijë paunde për shkelje të të drejtave të njërit, ndërsa pretendon si është ndaluar të komunikojë në gjuhën serbe.

Me anë të një video online, ai ka paditur javën e kaluar në gjykatë Sekretaren e Shtetit për Drejtësinë Shabana Mahmood

Këto pretendime kanë nisur që në vitin 2021, atëherë kur ishte vajza e tij Sonja Karadzic-Jovicevic, e cila akuzoi se ai ishte duke u mbajtur në burg në kushte të papërshtatshme pasi u transferua në ishullin Wight. “Veç të tjerave, ai është duke u mbajtur në një ndërtesë plot me asbest kancerogjen, që është ndaluar në të gjithë botën. Kjo tregon qartë se si ai po trajtohet. Zhvendosja e tij në jug të Anglisë u bë me qëllim për të mbajtur larg familjes, por kjo është në shkelje të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara”, shprehej vajza e tij për agjencinë boshnjake të lajmeve SRNA, duke shtuar se atij i kanë hequr librat dhe kompjuterin, si dhe nuk është lejuar të fliste në serbisht.

Radovan Karadzic u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rrethimin 44-mujor serb të kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë dhe për mbikëqyrjen e një fushate të spastrimit etnik që dëboi kroatët dhe myslimanët nga zonat e pretenduara nga serbët e Bosnjës.

Duke u fshehur për më shumë se një dekadë pas luftës, ai u arrestua dhe iu dorëzua Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në korrik të 2008-ës. Në vitin 2016, Karadzic u shpall fajtor për gjenocid për masakrën e Srebrenicës nga gjykatësit e Tribunalit për Krimet e Luftës në Hagë.

Ish-psikiatri fillimisht u burgos për 40 vjet për urdhërimin e vrasjeve në 1995, mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjykatësit e apelit në Hagë më parë lanë në fuqi dënimet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe e rritën dënimin e tij nga 40 vjet në burgim të përjetshëm.

Ish-udhëheqësi është një nga figurat më të larta të gjykuara nga gjykata e Hagës për krime lufte.

Çështja e tij konsiderohet si kryesore në dhënien e drejtësisë për viktimat e konfliktit, i cili la më shumë se 100,000 njerëz të vdekur dhe miliona të pastrehë.

/a.r

#Kasapi #Bosnjës #padit #nga #burgu #qeverinë #britanike #Nuk #kam #laptop #kushte #çnjerëzore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button