Aktualitet
I dënuar për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i kërkuari

Një i dënuar për trafikim të të miturve është ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Demiri, i cili është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi të miturve”.
Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës, njofton A2Cnn.
#dënuar #për #trafikim #fëmijësh #ekstradohet #nga #Greqia #kërkuari
gazetablic.com