Life Style
FOTO/ Bianca Censori shfaqet nudo në rrugët e Los Anxhelos krah Kanye West

Bianca Censori është padyshim një nga modelet që rrëmben vëmendjen e mediave, me modelen australiane që nuk njeh asnjë limit me veshjet e saj.
Së fundmi, ajo është pikasur krah partnerit të saj, Kanye West në rrugët e Los Anxhelos, e cila shfaqej totalisht nudo, ndërkohë që mbante veshur një mushama të tejdukshme për ta mbrojtur nga shiu.
Ndryshe nga modelja, artisti shfaqet i mbuluar nga koka te këmbët, duke mos treguar as fytyrën e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Bianca Censori shfaqet në rrugë me veshje të tilla, me shumë persona që kanë dalë kundër saj, madje dhe disa vende nuk e pranojnë më çiftin në ambientet e tyre.

#FOTO #Bianca #Censori #shfaqet #nudo #në #rrugët #Los #Anxhelos #krah #Kanye #West