Aktualitet

U aksidentua në Francë dhe qëndroi për 4 ditë në koma, ndërron jetë i riu shqiptar (EMRI)

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Francë pas një aksidenti tragjik të ndodhur pesë ditë më parë. Leonard Gashi me origjinë nga Mitrovica qëndroi për katë ditë në koma, ndërsa ditën e djeshme si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se është duke qëndruar në Francë, pranë familjes së Leonardit për ta ndarë dhimbjen me ta.

“Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij. Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes”, shkruan Bahtiri.

#aksidentua #në #Francë #dhe #qëndroi #për #ditë #në #koma #ndërron #jetë #riu #shqiptar #EMRI
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button