U bë shkak një kullotë për bagëtitë/ U gjet i vrarë në përrua, i moshuari ishte kryeplak i fshatit (EMRI)

Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokike besohet se është kryer për një konflikt me një nga çobanët e zonës, me të cilët dy muaj më parë ai ka pasur përplasje lidhur me një kullotë për bagëtitë.
Deri ditën kur ka ndodhur vrasja, viktima Ajdini ka shërbyer si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj. Ai ishte njeriu që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar këto ankesa në strukturat policore dhe bashkisë Memaliaj.
Për momentin prokuroria e Gjirokastrës që po heton rastin e lidh ngjarjen për shkak të detyrës që kryente 72-vjeçari Faik Ajdini. Ndërsa konflikti për kullotën e bagëtive është motive kryesor.
I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi. Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë denoncim në policinë e Memaliaj. Njëherësh kërkimet janë kryer nga anëtarët e familjes së Faik Hajdinit, i cili mëngjesin e sotëm është gjendur buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.
#bë #shkak #një #kullotë #për #bagëtitë #gjet #vrarë #në #përrua #moshuari #ishte #kryeplak #fshatit #EMRI
Java News