Aktualitet
Me gyp plastike po vidhte naftën e një eskavatori, arrestohet 39-vjeçari në Fushë Kosovë

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavator.
Policia njofton se arrestimi ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë. Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
#gyp #plastike #vidhte #naftën #një #eskavatori #arrestohet #39vjeçari #në #Fushë #Kosovë
gazetablic.com