Aktualitet

Protesta në Sheshin Skënderbej, motra kërkon drejtësi: Egli u vra nga 4 barbarë

Egli nuk vdiq nga pija, por u qëllua nga 4 barbarë që kanë emra dhe mbiemër. Kështu u shpreh motra e Egli Progës para protestuesve në Sheshin Skënderbej. Sipas saj njëri nga vrasësit u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.

Mes lotëve ajo thotë se do të bëjë drejtësi për vrasjen e vëllait të saj. Në protestë është edhe djali 12-vjeçar i Egli Progës.

“Ishte 9 gusht ku në këtë orë vëllai im Egli u gjet i vdekur pa asnjë shenjë jete. Vdiq në rrugë mes Pogradecit, vdiq i rrahur në kokë, në trup. Janë 4 vrasësit e Eglit. Unë jam juriste e di shumë mirë çfarë rolesh kanë bashkëpunëtorët. Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe. Ky është një trafikant që e njeh mirë policia e Pogradecit dhe ia njeh mirë bëmat Kjo është drejtësia zoti drejtor? Egli nuk vdiq nga pija, por u qëllua nga 4 barbarë që kanë emra dhe mbiemër, por nuk dua të akuzoj nga sheshi asnjë se çdo gjë do ta bëj me letra e ligj, jo thjesht me fjalë. Doja t’u tregoja pak nga e vërteta dhe nuk do të hesht. Do hetoj edhe ata që nuk hetuan deri më sot”.

#Protesta #në #Sheshin #Skënderbej #motra #kërkon #drejtësi #Egli #vra #nga #barbarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button