Sport
Shpendi shkëlqen edhe në Serinë B, dy golat e tij i japin fitoren e parë Çezenës –

Kristian Shpendi e ka nisur sezonin e ri me po të njëjtin ritëm si në sezonin e shkuar. Sulmuesi shiptar shkëlqeu në ndeshjen e tij të parë në Serinë B. Talentit 21-vjeçar i mjaftuan vetëm 8 minuta lojë kundër Karrarezes për të gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkohë, në minutën e 23-të, Shpendi shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë takim.
Sulmuesi shqiptar rezultoi vendimtar e dy golat e tij, të cilët i dhanë Çezenës fitoren e parë në Serinë B në këtë sezon. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-1 në favor të bardhezinjve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Shpendi #shkëlqen #edhe #në #Serinë #golat #tij #japin #fitoren #parë #Çezenës
SportExpress