Aktualitet

Vedat Muriqi: Real Madridi është ekip fantastik, dikur i shikoja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre

Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes Mallorca – Real Madrid që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Sulmuesi kosovar, Muriqi realizoi golin e barazimit për Mallorcan në këtë sfidë – teksa kishte paraqitje tejet të mirë, shkruan Sport.

Pas ndeshjes, Muriqi në mediat spanjolle ka potencuar se është tejet i lumtur që ka realizuar ndaj madrilenëve – teksa tha se ka respekt të madh për klubin mbretëror.

“Real Madridi është një ekip fantastik. I uroj atyre më të mirat. Dikur i shikoja në televizor, tani arrita të shënoja kundër tyre. Unë nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për ta”, tha Muriqi.

/ Sport



#Vedat #Muriqi #Real #Madridi #është #ekip #fantastik #dikur #shikoja #në #televizor #tani #arrita #të #shënoja #kundër #tyre
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button