Egnatia e nis me fitore ndaj Dinamos, Teuta përmbys ndeshjen në minutën e 89 –

Mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”-s. Egnatia e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit kampion. Rrogozhinasit kanë mposhtur Dinamon në transfertë më shifrat 0-2. Goli i parë u shënua nga Dardan Vuthaj nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 47, ndërsa në të 69-n ishte Regi Lushkja ai që shënoi golin e dytë dhe të fundit të takimit.
Në krahun tjetër, Teuta ka mposhtur 2-1 Bylisin në “Niko Dovana”. Mallakastriotët gjetën të parët rrugën e rrjetës. Martin de Souza zhbllokoi rezultatin në minutën e 14, por vetëm 6 minuta më vonë Emiljano Vila ktheu sërish baraspeshën. Ishte po Vila ai që përmbysi shifrat në minutën e 89 për t’i dhënë Teutës tre pikët e para në këtë sezon./Sport Ekspres/
#Egnatia #nis #fitore #ndaj #Dinamos #Teuta #përmbys #ndeshjen #në #minutën
SportExpress