VIDEO/ “E bëtë në bre**”, Ronaldo shpërthen me gjeste kundër lojtarëve të tij: Po flini gjumë –

Cristiano Ronaldo humbi një tjetër mundësi për të fituar trofe me Al Nassr-in. Futbollisti portugez shënoi golin e vetëm të verdhebluve në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, por Al Hilali e përmysi rezultatin në 1-4. Pas shënimit të golit të tretë nga ana e kundërshtarit, Ronaldo ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij.
Ylli portugez ka shëprthyer në gjeste kundër shokëve të tij të skuadrës. Sulmuesi 5 herë fitues i Topit të Artë u ka bërë me shenjë shokëve të ekipit se ishin të frikësuar, si dhe më pas ka bërë gjestin që jepte mesazhin se ishin duke fjetur gjumë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Cristiano Ronaldo haciéndole señas A SUS PROPIOS COMPAÑEROS de que ESTÁN DORMIDOS y “TIENEN MIEDO”.
INSÓLITO. ?pic.twitter.com/fVuzqGx5th https://t.co/c28LEoM9tD
— Sudanalytics (@sudanalytics_) August 17, 2024
#VIDEO #bëtë #në #bre #Ronaldo #shpërthen #gjeste #kundër #lojtarëve #të #tij #flini #gjumë
SportExpress