Sport
VIDEO/ Anis Mehmetit i mjaftojnë 3 minuta, shënon golin e parë në sezonin e ri në Angli –

Anis Mehmeti e ka nisur pozitivisht sezonin e ri. Futbollisti shqiptar ka shënuar sot golin e tij të parë në kampionatin anglez. Bristol Siti është duke luajtur kundër Milluollit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Çempionshipit dhe po prin me shifrat 2-0.
Sfida u zhbllokua pikërisht nga Anis Mehmeti. Këtij të fundit i mjaftuan vetëm 3 minuta për ta dërguar topin në rrjetë. Mehmeti u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, teksa i vetëm me portierin nuk e pati të vështirë të shënonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Anis Mehmeti
Bristol City 1-0 Millwall
pic.twitter.com/V8v7bu14b5— Goals Galore (@GoalsGalorecom) August 17, 2024
#VIDEO #Anis #Mehmetit #mjaftojnë #minuta #shënon #golin #parë #në #sezonin #në #Angli
SportExpress