Futbolli shqiptar do të transmetohet falas në tre sezonet e ardhshme, ja ku mund t’i ndiqni ndeshjet në Shqipëri dhe Kosovë –

Është arritur marrëveshja për transmetimin e ndeshjeve të kompeticioneve futbollistike shqiptare. FSHF-ja ka njoftuar sot se RTSH-ja ka fituar të drejtën për të transmetuar Kategorinë Superiore, së bashku me ‘final four’-in, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.
Oferta e paraqitur nga Radio Televizioni Publik Shqiptar është shpallur fituese, duke bërë që ndeshjet të ndiqen pa pagesë për të gjithë sportdashësit shqiptar.
Marrëveshja është arritur për tre sezonet e ardhshme. Pra, RTSH do të transmetojë kompeticionet e sipërpërmendura në sezonet 2024/25, 2025/26 dhe 2026/27 në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Futbolli #shqiptar #të #transmetohet #falas #në #tre #sezonet #ardhshme #mund #ndiqni #ndeshjet #në #Shqipëri #dhe #Kosovë
SportExpress