Aktualitet
Aksident në Levan-Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Fier. Mësohet se në aksident janë përplasur 2 makina të tipit Audi dhe Mercedes Benz.
Nga përplasja 2 persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i përplasjes ende nuk dihet, po mendohet se është shpejtësia e madhe.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.
/a.r
#Aksident #në #LevanFier #makinat #përplasen #kokë #më #kokë #të #lënduar
Java News