20 – 30 mijë euro për një koncert? MC Kresha flet për pagesat e kolegëve të tij

Thuajse asnjëherë këngëtarët apo producentët nuk i dinë apo, nuk i thonë publikisht pagesat që marrin në koncerte. Ata madje, ngurrojnë të thonë me afërsi edhe pagesat e tyre. Si për të shuar kureshtjen e publikut, Mc Kresha, i ftuar në emisionin “Era Verë”, së fundi ka folur edhe për pagesat e kolegëve.
Në fakt, siç e specifikon ai, nuk ua ka parë dhe nuk ka se si t’ua dijë portofolin, por është i lumtur për pagesat që merr vetë nëpër koncerte, së bashku me mikun e tij, Lyrical Son.
“Unë nuk ia shikoj kuletën askujt, por ajo që mund të them është që ne paguhemi mirë. Jam shumë i lumtur me sa paguhem dhe jam shumë mirënjohës, falënderues që e kemi këtë mundësi…”
#mijë #euro #për #një #koncert #Kresha #flet #për #pagesat #kolegëve #të #tij
Java News