Sport

U godit me thikë pak ditë më parë, babai i Lamine Yamal flet nga spitali: E pashë veten mes jetës dhe vdekjes

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui vazhdon të jetë i shtruar në spital në Badalona. Kujtojmë që Mounir u godit me thikë të mërkurën në një parking në Mataro.

Teksa së fundmi, babai i futbollistit të talentuar ka folur nga ambientet e spitalit për “Mundo Deportivo”. Mounir tregon që momentalisht është mirë, por nuk mohon që ishte shumë i frikësuar, duke theksuar që ishte mes jetës dhe vdekjes.

“Faleminderit zotit jam shumë më mirë, thjesht më ulën në tokë. Duhet të jem më i qetë për të mirën e të gjithëve, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj. E pashë veten mes jetës dhe vdekjes, sigurisht që kisha frikë, si çdo qënie njerëzore”, ishin fjalët e babait të Lamine Yamal.

#godit #thikë #pak #ditë #më #parë #babai #Lamine #Yamal #flet #nga #spitali #pashë #veten #mes #jetës #dhe #vdekjes
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button