Aktualitet

Dyshohet se i siguruan ketaminën/ Mjekë dhe tregtarë droge, arrestime masive për vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry

Një mjek dhe disa tregtarë droge janë vendosur në pranga pasi dyshohen se ata ndihmuan në sigurimin dhe dërgimin e ketaminës aktorit të ndjerë të serialit ‘Friends’, Matthew Perry.

Autoritetet në SHBA sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisjeve të tjera elektronike për të përcaktuar se kush e furnizoi Perry-n me ketaminë të marrë ilegalisht që e bëri atë të humbiste vetëdijen dhe të mbytej në vaskën e tij të nxehtë tetorin e 2023. Po ashtu po hetohet dhe rrjeti që trafikon ketaminë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Perry vdiq më 28 tetor në moshën 54-vjeçare. Më shumë se një muaj pasi u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Malibu, Kaliforni, autopsia e Perry konfirmoi se shkak ishin efektet akute të ketaminës.

Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid sintetik, efekte si kushte të tjera që shkaktuan vdekjen e tij.

#Dyshohet #siguruan #ketaminën #Mjekë #dhe #tregtarë #droge #arrestime #masive #për #vdekjen #yllit #të #Friends #Matthew #Perry
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button