“Çdo ditë e më tepër po ndryshken”, mundësit fitues të Shqipërisë flasin për cilësinë e medaljeve

“Çdo ditë e më tepër po ndryshket”. Kështu u shprehën mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, duke vërtetuar videot virale të atletëve që tregonin se medaljet e tyre po ndryshkeshin.
Edhe kreu i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, theksoi se Olimpiada la për të dëshiruar në disa detaje.
“Pati disa gjëra që e sfumuan madhështinë e Parisit. Akomodimi, ushqimi, medaljet… Ushqimi ishte jo siç duhet. Djemtë kishin periudhën e rënies në peshë dhe nuk e ndjenë shumë, por e kanë kuptuar ndryshimin kur u kthyen në Shqipëri. Medalja mbetet përjetë dhe të shikosh se ajo dëmtohet vetvetiu është keqardhje e madhe. Mendoj se Olimpiada e Los Angeles do të jetë ndryshe nga kjo e Parisit. Gjithsesi, ne arritëm objektivin tonë dhe sollëm medaljet”, tha Sahit Prizreni.
/a.r
#Çdo #ditë #më #tepër #ndryshken #mundësit #fitues #të #Shqipërisë #flasin #për #cilësinë #medaljeve
Java News