Aktualitet

Amerikanët do t’i ndalin aventurat e Kurtit, me hapjen e urës në mënyrë të njëanshme humbim të gjithë

Kryetari i Partisë së Serbëve në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq thotë se qëndrimi i Amerikës për hapjen e urës së Ibrit është racional dhe pozitiv.

Jabllanoviq në një përgjigje për thekson se, të gjithë pajtohen me ShBA-të përveç kryeministrit kurti.

Madje sipas tij, me hapjen e urës në mënyrë të njëanshme humbasim të gjithë dhe fiton veç Kurti.

“Unë gjithmonë kam besuar se amerikanët janë pragmatikë dhe se nuk i bëjnë pikëpamjet e tyre brenda natës. Kjo deklaratë e Departamentit të Shtetit e konfirmon këtë. Qëndrimi i tyre për urën është racional dhe pozitiv për të gjithë përveç Kurtit. Me hapjen e urës në mënyrë të njëanshme humbasim të gjithë, serbët dhe shqiptarët, Quint dhe Kfori, dhe i vetmi fitues do të ishte Kurti. Ky qëndrim amerikan është në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe të KFOR-it”, tha Jabllanoviq.

Jabllanoviq tutje shtoi se, amerikanët nuk do ta lejojnë Kurtin të na çojë në avantura parazgjedhore.

“Mendimin e SHBA-së e konsideroj shumë pozitiv dhe për mendimin tim është dëshmi se amerikanët nuk do ta lejojnë Kurtin të na çojë në aventurat e tij të marketingut parazgjedhor pa pëlqimin tonë”, tha Jabllanoviq.

“Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdimisht bëri thirrje për racionalitet, përmbajtje dhe bisedime, por ato zëra nuk u pranuan në rrethet e Kurtit. Ai padyshim e ka një kompleks që nuk ka pasur guxim të marrë pjesë në konfliktet e viteve 1998/99 dhe tani ai dëshiron të luajë një kryetar dhe komandant të vogël nga siguria e kabinetit të tij në kurriz të serbëve, shqiptarëve dhe KFOR-it”, shtoi ai.

 



#Amerikanët #ndalin #aventurat #Kurtit #hapjen #urës #në #mënyrë #të #njëanshme #humbim #të #gjithë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button