Aktualitet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve në Prishtinë.

Sipas raportit policor, në dy raste gratë kanë lajmëruar policinë për sulm nga burrat, ndërkohë në rastin tjetër, një burrë njoftohet se ka sulmuar një mashkull dhe një femër.

Raporti:

Prishtinë / 14.08.2024-01:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 14.08.2024-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe ka pasur psikike nga i njëjti. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.

Prishtinë 14.08.2024, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



#Tri #raste #të #dhunës #në #familje #brenda #një #dite #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button