Aktualitet

Si do të kompensohen me tokë tjetër ish-pronarët

Me ligjin e ri të pronave të nxjerrë nga qeveria disa ditë më parë, synohet që t’i jepet zgjidhje problemit të pronave në Shqipëri.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka shpjeguar veçoritë e këtij ligji.

Një ndër format e kompensimit të ish-pronarëve është edhe kombinimi fizik apo miks. Që do të thotë 20% kompensim financiar dhe 80% me kompensim toke në hapësira të lira në gjithë territorin e Shqipërisë.

“Supozojmë që i takon të marri 5 hektarë. Synohet që ky 5 hektarë të jepet i pacopëtuar, e pandarë. Agjencia ka detyrimin t’i thotë 5 hektra ne e kemi në X qytet. I vihet në dizpozicion. Qytetari zgjedh në X bashki të Shqipërisë. Agjencia fillon procedurat për dhënien e sipërfaqes fizike. Shteti ka detyrimin t’i vendosë në dizpozicion këtë formë kompensimi”, tha ministri Manja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button